Meta shkon në Lezhë për të mbrojtur votën

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 12:14 | Nga

Situata shqetësuese në Lezhë, ku një aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim u plagos me armë nga banka kriminale të Rilindjes, siç u shpreh më herët edhe Luan Rama, ka bërë që kreu i Kuvendit Ilir Meta të niset me urgjencë drejt Lezhës.
Për të mbrojtur zgjedhjet e lira e për të ruajtur votën, Meta përcolli këtë mesazh: “Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”.

Më herët në një konferencë për mediat, nënkryetari i LSI-së Luan Rama bëri publike atë se çfarë kishte ndodhur pranë një qendre votimi në Shëngjin.

Persona të armatosur, që Rama i quajti banda kriminale që veprojnë “nën bekimin” e Rilindjes, kanë plagosur me armë aktivistin e LSI-së, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj policisë se nuk vepron ndaj këtyre rasteve, edhe pse është sinjalizuar.

Sot Shqipëria voton për ligjvënësit e rinj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme