Miratohet rezoluta për Serbinë, PE vlerëson përpjekjet për normalizimin e raporteve me Kosovën

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan në Bruksel një rezolutë në të cilën vlerësohet se Serbia ka bërë përparim në reformat ekonomike.

PE ka miratuar gjithashtu gjashtë nga tetë ndryshimet e propozuara në dokumentin e përpiluar nga Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David MacAlister.

Rezoluta e miratuar “mirëpret angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Rezoluta vlerëson raportin e këtij viti të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë dhe përshëndet përpjekjet e bëra për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën, me qëndrimin se “çdo marrëveshje për këtë mund të jetë e pranueshme vetëm nëse ajo bëhet me dakordimin e të dyja palëve.

Ky dokument “nënvizon rëndësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe” në Kosovë dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjen energjetike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme