Në Guci kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i Komunës nga radhët e shqiptarëve

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e subjekteve politike të komunës së Gucisë bëhet e ditur se u dakorduan që të krijohen organet e reja të pushtetit komunal bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Bartëse të pushteti për komunën e Gucisë do të jenë Koalicionit Shqiptarë, Partia së Gjukanoviqit dhe Partia Boshnjakeve.

Ndër të tjera vlen të theksohet se kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i Komunës do jenë nga radhët e shqiptarëve.

Kryetare e Komunës do të jetë përsëri Anella Çekiq, nga partia e Gjukanoviq, që ka 11 këshilltarë në kuvendin komunal të Gucisë, ndërkaq subjektet politike shqiptare të bashkuara kanë 7 këshilltarë, raporton portali Plava e Gucia Sot.

Të ngjashme