Në Shkup filloi Panairi i punësimit dhe praktikës “Kontakt”

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 10:22 | Nga

Në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informacioni, për Shkenca Informatike dhe Inxhiniering Kompjuterik, si edhe në Fakultetin e Makinerisë pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, nga sot e deri më 5 prill organizohet Panairi i pestë i punësimit dhe praktikës “Kontakt”.

Në këtë panair do të prezantohen 22 kompani të sferës së elektroteknikës, elektronikës, makinerisë dhe shkencave informatike, raporton Telegrafi Maqedoni.

Interesimi i kompanive për persona profesionistë të kësaj sfere është gjithnjë në rritje.

Kompanitë do të mundet që t’i gjejnë personat që i kanë aftësitë e nevojshme dhe vullnetin për përparim në karrierë të suksesshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme