Në Shqipëri katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 168 të infektuar të rinj

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 168 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy pacientë, të moshës 53-vjeçare dhe 87-vjeçare, nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça.

Në 24 orët e fundit janë kryer 877 testime, ndërsa 168 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 75 persona.

Në total në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 11.353 raste me koronavirus, ndërsa 334 nga to kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 6569 persona, ndërsa janë 4450 raste aktive.

Të ngjashme