Nga 14 shtatori hyrja në Malin e Zi me dëshmi vaksinimi ose test negativ

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Mali i Zi ka vendosur rregulla të reja për udhëtarët mbi 18 vjeç që do të hyjnë në vend.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 14 shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të paraqesin:

Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Të ngjashme