Ngacmoi seksualisht motrën dënohet me 3 vite burg

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 08:29 | Nga

Një i ri me inicialet S.S është dënuar me dy vite burg nga gjykata e Tiranës, pasi ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur, motrën e tij 17-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar të këtij viti, ndërkohë në 14 korrik gjykata ka vendosur të dënojë 21-vjeçarin S.S me 2 vite burgim.

Ky ka qënë vendimi përfundimtar, pasi i riu ka pranuar autorësinë e krimit dhe kërkoi gjykim të shkurtuar. I pandehuri edhe në gjykim e pranoi akuzën dhe tregoi pendim të thellë për veprën penale të kryer, duke kërkuar mëshirë.

Ngacmimi seksual

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e gjykimit,si dhe nga pohimi i vetë të pandehurit, rezulton se prokuroria Tiranë, mbi bazën e kallëzimit të shtetases M.S,ka rregjistruar proçedimin penal në ngarkim të të pandehurit S.S.

Nga hetimi i kryer dhe provat e grumbulluara në rrugë proçeduriale rezulton se fakti penal që i referohet këtij proçedimi është ai i kryerjes së ngacmimeve seksuale në mënyrë të përsëritur nga i pandehuri S.S.ndaj motrës së tij 17 vjeçare, shtetases M.S, në kohën që ata ndodheshin në banesën e tyre në Tiranë.

I pandehuri këto veprime i ka kryer në mënyrë të herëpashershme, gjatë kohës që ata ishin vetëm në dhomë, duke e prekur të motrën nga gjoksi, kofshët, si dhe duke e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit atë, duke krijuar kështu për kallezuesen M. S., një mjedis degradues e poshtërues e deri detyruar atë që të largohet disa herë nga shtëpia.

I pa vëllai i dytë

Në një rast këto ngacmime seksuale i ka parë edhe vëllai i tyre A.S. Ky i fundit i pyetur rreth këtij episodi ka deklaruar se ka parë të vëllain e tij Sokolin duke ngacmuar seksualisht motrën e tij,shtetasen M.S, në vende intime dhe ai më pas i tronditur nga ato çfarë ka parë ka mbyllur derën, duke mos treguar gjë për këtë fakt.

Shtetësja, Gj,S.nëna e të dëmtuarës ka sqaruar se megjithëse nuk e besonte M, kjo e fundit e kishte vënë në dijeni dhe që nga ai moment ka fjetur në një dhomë me të bijën.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime S.S, ka pranuar që të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet dhe në shpjegimet e dhëna prej tij theksohet se ndihet përgjegjës e fajtor për çfarë ka ndodhur. Nga sa me sipër, Gjykata ka arritur në konkluzionin se rezulton plotësisht e provuar se i pandehuri S.S ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të “Ngacmimit seksual” dhe për këtë akuzë e ka dënuar me 2 vite heqje lirie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme