Nis mësimi në shkollat private në Shqipëri

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Sot në Shqipëri ka vijuar mësimi në shkollat private.

Një situatë kaotike trafiku është vënë re sot në disa rrugë kryesore të Tiranës, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë.

Radhë të gjata makinash, kjo është pamja që ofrohet mëngjesin e kësaj të hëne nga rrethrrotullimi i TEG, mbikalimi në Sauk, mbikalimi tek liqeni e deri te mbikalimi në Selitë, e duke vijuar më tej drejt Pallatit me Shigjeta e deri tek sheshi “Shqiponja”.

Unaza e Tiranës ndodhet “nën kolaps” nga dyndja e makinave në drejtime të ndryshme që shpesh sjellin edhe bllokim të mjeteve. Kjo skenë thuajse paraqitet në pjesën më të madhe të akseve kryesore në Tiranë.

Të ngjashme