Numërohen 81 % e votave, ngushtohet diferenca VMRO-LSDM

Shkup | 12 Dhj 2016 | 00:44 | Nga

Kur janë numëruar mbi 80 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, BDI po vazhdon të kryesojë në garën brenda partive shqiptare atje.

Ka marrë 7.39 për qind të votave, duke lënë pas Lëvizjen Besa me 4.57 për qind, Aleancën për Shqiptarët me 2.93 për qind dhe PDSH-në me 2,60 për qind.

Edhe në rastin e partive maqedonase, vazhdon të prijë VMRO-DPMNE, por rezultati është ngushtuar tepër. Ajo ka 38.89 për qind, në krahasim me LSDM-në që ka grumbulluar 36.27 për qind.

rezult

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme