Pamjet e rrugës bosh nga mbikalimi i Kasharit

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Këto që shihni në videon më poshtë janë pamjet e autostradës Tiranë-Durrës në mbikalimin e Kasharit, nga ku drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti dha detaje sa i takon qarkullimit sot të mjeteve, pas urdhrit të qeverisë për ndalimin e automjeteve nga Durrësi në Tiranë e anasjelltas. 

Që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, gjithë shërbimet policisë janë të angazhuara për bllokimim e të gjitha mjeteve private përvec atyre të emergjencës, e mjetet e transportit të mallrave, sic po e shihni, policia është prezente duke monitoruar dhe duke kontrolluar cdo lloj mjeti në drejtim të rinasit dhe në drejtim të Durrësit

Aktualisht kemi konstatuar njerëz me biletat e të afërmëve të tyre duke i marrë dhe duke i cuar në drejtim të Rinasit . Aktualisht nuk kemi ndonjë problem, segmentet janë të lira”.

Personat që janë ndaluar kanë qenë të gjithë të pajisur me akreditimin?

Pjesa më e madhe të akredituar, një pjesë e vogël të pa pajisur duke pasur urgjenca dhe transportin e njerëzve familjarë, kur s’kanë pasur emergjenca është bërë shoqërimi në komisariate edhe i automjeteve për verifikimin e saktë dhe do operohet edhe me gjobë sipas Kodit Rrugor për shkeljen e gjithë asaj cfarë është thënë”.

🔴 SUPER START I KËSAJ DITE TË PARË NË MBROJTJE TË VETES, FAMILJES DHE NJËRI-TJETRIT NË NJË LUFTË TË PAPARË NERVASH, KU TË VETMET ARMË QË KEMI JANË MIRËKUPTIMI, SOLIDARITETI DHE DURIMI, DURIMI, DURIMI 🔴 POLICIA E SHTETIT VIJON TË SIGUROJË REGJIMIN E MOSQARKULLIMIT SË BASHKU ME POLICINË USHTARAKE🔴 NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE#RESPEKT🙏

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 13. März 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme