Pas një dite rekord, Bosnja ka shumë më pak raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, 231 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në të gjithë Bosnjë dhe Hercegovinën. Federata boshnjake ka konfirmuar 162 persona të infektuar rishtas gjersa Republika Serbe 69 sosh.

Në 24 orët e kaluara, 444 mostra u testuan në Federatën boshnjake, nga të cilat 162 ishin pozitive me SARS-CoV-2, shkruan klix.ba.

Raste të reja janë regjistruar në Una-Sana, Bosnjën Qendrore, Zenica-Doboj, Hercegovinë-Neretva, Herzegovinën perëndimore, Bosnje-Podrinje, Tuzla, Kantoni 10 dhe Kantoni Sarajevë.

Në Federatën e Bosnjës, 87,552 mostra janë testuar deri më tani dhe me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 7013 persona (3555 gra dhe 3458 burra).

Ndryshe, nga 163 vdekje të konfirmuara në Bosnje dhe Hercegovinë, 106 janë meshkuj gjersa 57 janë femra. 

Të ngjashme