Përjashtimi i Berishës, flet Rama

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kryeministri Edi Rama u tregua sërish i rezervuar me qëndrimet e tij lidhur me Partinë Demokratike.

Sjelljen e tyre në Kuvend sot, kryeministri tha se e mirëkupton, duke ironizuar se janë në një traumë, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

“Ju mund të mos e besoni, por nuk kam dëgjuar përveç atyre tampanëve që janë të mirëkuptueshme që nuk është një ditë e lehtë për PD. Është një proces traumatik, dhe duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve,” tha Rama.

Të ngjashme