Përplasen tre automjete, katër të lënduar

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Një aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në afërsi të fshatit Balldre, Lezhë.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dhe kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët janë dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme