Protestuesit i kërkojnë llogari Vuçiqit për Kosovën, ia përmendin ndryshimin e kufijve

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Mijëra qytetarë serbë kanë dalur sot për të protestuar në rrugët e Beogradit kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.

Kjo ishte e shtuna e 22-të me rradhë që rrugët e kryeqytetit serb u mbushën me protestues, shkruan lajmi.net.

Si në të shumtën e rasteve as sot nuk munguan thirrjet për Kosovën.

Protestuesit e pyetën Vuçiqin se çka nënkupton plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën.

“Cili është plani yt për Kosovën, cka është ky delimitim i kufirit? Njerëzit duhet të dijnë se çka është kjo. Me kë e ke ndarë atë plan? Dhe ti përsëri thua: Pasojat do të jenë të tmerrshme? Cilat janë këto pasoja”, u shpreh Branislav Leçiq nga Partia Progresiste serbe.

E kujtojmë se dje, presidenti  serb, Aleksander Vuçiq deklaroi se plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën ka dështuar.

Protestat në Serbi po zhvillohen nën moton “Një në pesë milion”, teksa ka pasur raste edhe kur të njëjtat kanë përfunduar me incidente.

Të ngjashme