Qëllohet me armë ish-pronari i Rozafës

Tiranë | 11 Sht 2017 | 22:46 | Nga

Rreth orës 21 :00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri” në qendër të Tiranës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se pas një konflikti është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës Pëllumb Gjoka. Ai është i njohur si ish-pronar i restorant “Rozafa” në këtë zonë. Tashmë ai ka në pronësi një kazino në zonën e Brrylit. Autori i plagosjes është 40 vjeçari K.M, banues në Tiranë.

Policia thotë se i plagosuri është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme