Rama: Gati projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Projekti për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë është gati. Ditën e nesërme në Vlorë do të bëhet edhe prezantimi i projektit tek ‘Tre racat’.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rama shkruan se edhe pas negociatave të tej zgjatura që si përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha.

Rama ndër të tjera vijon duke thënë se falë punës voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtarësh ekspertësh dhe nën drejtimin e një studio të famshme projektesh kanë arritur që të bëjnë një projekt ambicioz me standarde shumë të larta teknike e arkitektonike.

Postimi i plotë:

GATI PROJEKTI PER AEROPORTIN NDERKOMBETAR TE VLORES😁• Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 15. September 2019

Të ngjashme