Rama mbledh fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e Kuvendit ku edhe po mbahet seanca për zgjedhjen e Lindita Nikollës, si kryetare të këtij institucione, iu ka përgjigjur protestës së deputetëve të Partisë Demokrate, të cilët po grisin fletat e votimit.

Rama në momentin që i erdhi radha për të votuar, fillimisht mblodhi të gjitha fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së dhe i vendosi në një qese, duke i marrë me vente tek ulësja e tij në sallë.

Aty reaguan deputetët e PD-së, ndërsa, Rama u detyrua që qesen me fletat e grisura t’ia dorëzojë komisionit vlerësues.

Të ngjashme