Rama mbledh sot koordinatorët e fushatës

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 10:02 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 10.00 koordinatorët e fushatës zgjedhore në të 12 qarqet e vendit.

Në këtë mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme për ecurinë e qeverisë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në kabinet, ashtu siç përflitet në media.

Qysh nga dita e djeshme, me burime jozyrtare, fitet se nga qeveria mund të largohen ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, për t’u angazhuar me organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme