Reagon Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 16 vjeçares

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 15:10 | Nga

Pas rastit tragjik të ditës së djeshme, ku humani jetën një 16 vjeçare në një spital privat në Tiranë, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se ka ngritur një grup pune për ndjekjen e rastit në fjalë.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së 16 vjeçares B.P., e cila humbi jetën pas komplikimeve shëndetësore, gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital jopublik në Tiranë. Jemi pranë familjarëve në këto momente dhimbjeje të rëndë për humbjen e vajzës së tyre.

Në pritje të përfundimit të hetimeve dhe daljes së rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e këtij rasti dhe do të marrë masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në reagimin zyrtar të ministrisë. Në të njëjtën kohë, ministria informon se edhe mjeku i cili ka asistuar në operacionin e Blerta Pepës, e cila dje u nda nga jeta ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pas injektimit që bëri në trupin e tij të lëndës së anestezisë.

“Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë po ndjek nga afër ecurinë e gjendjes shëndetësore të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen në këto orë të vështira”, thuhet në reagimin zyrtar të ministrisë. Ndërkohë që sot doli dhe ekspertiza mjekoligjore., e cila ka nxjerrë “Hipeterminë Malinje” si shkak të vdekjes gjatë operacionit të 16-vjeçare Blerta Pepa në spitalin “Continental”. Kjo sëmundje është një komplikacion i rrallë që shfaqet gjatë anestezisë, dhe është genetike. Sipas ekspertizës, mjekët që kanë asistuar në operacionin e vajzës, sapo kanë kuptuar komplikaconin, kanë përdorur ilaçin “Dantrolen” që supozohet të sjellë në normaliet pacientin.

Pavarësisht përdorimit të këtij ilaçi, 16-vjeçarja Blerta Pepa, nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë pak orë pas operacionit. Ndërkohë policia e Tiranës ia ka dorëzuar prokurorisë çështjen e vdekjes së 16-vjeçares duke ngritur akuzën e mjekimit të pakujdesshëm për tre mjekët, një gjerman, një grek, dhe anestezistin Tefik Zhurda. Ky i fundit tentoi të vetëvritet në sallën e operacionit duke injektuar në trupin e tij lëndë anestezie dhe ende ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme