RENEA-s i ka ardhur armatimi i ri (Foto)

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 09:33 | Nga

Qeveria e Shqipërisë ka investuar 4 milardë lekë (rreth 30 milionë euro) në pajisjet dhe armët e reja të trupave elite Renea.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në një ceremoni për prezantimin e pajisjeve të reja dhe armatimit vënë në dispozicion të Repartit Special Renea, të cilat janë rezultat i investimit nga buxheti i shtetit.

Ministri Saimir Tahiri ka theksuar ndër të tjera se ky është i gjithi një investim njerëzor, buxhetor, infrastrukturor për Policinë e Shtetit, në mënyrë që ajo të japë shërbimin e duhur dhe të ketë rezultatet e duhura në luftën kundër kriminalitetit.

“Deri dje braktisur nga çdo Qeveri. Këta djem e vajza na bëjnë krenarë, ndaj po punojmë shumë duke i dhënë të gjithë mbështetjen tonë të mos jenë kurrë më të braktisur”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme