Rikthimi në krye të PD-së, Berisha: Jam konsistent në deklarata

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të diel për kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokratike në Shqipëri, ka votuar edhe ish-lideri i saj, Sali Berisha.

Në fund, ish-kreu i PD-së është pyetur nga gazetarët rreth deklaratës që bëri disa ditë më parë ku nuk përjashtoi rikthimin e tij në drejtimin e selisë blu.

“Jam konsistent në deklarata”, tha Berisha.

Po ashtu, ai nuk zbuloi se cilën nga kandidatët ka votuar duke iu përgjigjur gazetarëve: Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, por sekretet e sekreteve. Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë në votime dhe tha se PD-ja në fund të procesit del më e bashkuar./tvklan.al/

Të ngjashme