Rita Ora nis rindërtimin e një shtëpie pas tragjedisë nga tërmeti

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja nga Kosova e famshme në botë, Rita Ora, ka nisur ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala në fshatin Pinar pas tërmetit shkatërrues I cili la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj përmes një videoje dhe një përshkrimi në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.

“@RitaOra e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce!❤🇦🇱🇽🇰🇬🇧

Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë @ritaora. 🏠🙏🏻
Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë record”, ka shkruar Veliaj.

Përveç Ritës, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar popullin shqiptar pas kësaj tragjedie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme