Sanchez arrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga Rama

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka arritur në Tiranë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, njofton Klankosova.tv.

Vizita e Sanchez në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që ai po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, por jo edhe Kosovën.

Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.

Të ngjashme