Sekuestrohen 277 kg kanabis në Itali, në pranga 4 shqiptarë

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 09:20 | Nga

Një operacion antidrogë i zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane ka sjellë sekuestrimin e 277 kg kanabis në San Cataldo, Leçe, si edhe të mjeti lundrues skaf që transportonte lëndën narkotike.
Për pasojë u bë e mundur arrestimi i katër shtetas shqiptarë, tre prej tyre rezident në Itali.

Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Shqiptar.

Në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe është ndaluar dhe sekuestruar një skaf me një motor 125 kuaj-fuqi ku në bord kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa.

Janë arrestuar në flagrancë katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg dhe konkretisht:

E.D, 39 vjeç , banues në Vlorë, drejtuesi i Skafit,

B.S, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali,

A.M, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali,

G.D, 39 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali.

Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane janë shkëmbyer informacionet në kohë reale dhe po vijojnë procedurat hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme