Shënohet viktima e parë e gripit në Kroaci

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Gjithsej 878 pacientë me grip janë regjistruar zyrtarisht në Kroaci, dhe një person ka ndërruar jetë, sipas Institutit Kroat të Shëndetit Publik.

Kulmi i sezonit të gripit pritet në fund të këtij muaji dhe muajin tjetër, raporton portali Index.hr.

Një vdekje u raportua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Zagreb, transmeton Klan Kosova.

Katër vdekje të tjera janë raportuar në Institutin e Shëndetit Publik, por ende nuk janë konfirmuar se a janë shkaktuar nga gripi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme