Shifra alarmante për vrasjet në Tiranë, 50 % e tyre krim brenda familjes

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 17:12 | Nga

Krimi dhe dhuna në familje, vijojnë të mbeten shqetësim për policinë e kryeqytetit. Krimi brenda familjes rritet frikshëm në shifra. Nga 20 vrasje të ndodhura në kryeqytet për vitin 2016, 10 janë pas konfliktit brenda familjes.

Për këtë shkak, komisariateve të policisë së Tiranës, iu është kërkuar që të evidentojnë me saktësi në një regjistër të posaçëm rastet e dhunës në familje dhe rastet e kërkesave për urdhra mbrojtjeje.

Një regjistër i tillë pritet të vijojë të ngrihet edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo pohohet për REPORT TV, nga burime të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, ndërsa që prej se martës, ka nisur vlerësimin e treguesve të punës në komisariate. Sipas treguesve të Policisë së Tiranës, konfliktet dhe krimi në familje gjatë këtij viti ka qenë edhe shkaktari për numrin më të madh të vrasjeve gjatë këtij viti. Një fakt i tillë është konfirmuar për “REPORT TV”, nga burime të policisë së kryeqytetit.

Vrasjet

Kështu nga rreth 20 vrasje të ndodhura, në territorin e policisë së Tiranës, vetëm 4 vrasje, nuk kanë si shkak krimin në familje. Një fakt i tillë ka bërë që policia e Tiranës të nisë ngritjen në komisariate të një regjistri të posaçëm për krimin në familje.Burimet thonë se regjistri i krimit në familje do të evidentojë me saktësi, famijet me probleme të dhunës, adresat e tyre, numrat e telefonit të të dëmtuarve, të të denoncuarve dhe pjestarëve të tjerë të familjes. Ndërkaq sipas treguesve komisariateve të Tiranës, për 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 480 raste të krimit në familje, ndërsa 220 persona janë arrestuar për këtë krim.

Një vit më parë, policia kishte regjistruar 350 raste të dhunës në familje me 140 persona të arrestuar. Rastet më të pakta të dhunës në familje janë vërejtur në komisariatin nr.2, me 20 të tillë, ndërsa komisariatet nr.1, 3, dhe 5, kanë shënuar numrin më të lartë me nga rreth 80 raste secili. Për periudhën Janar- shtator, policia ka plotësuar më shumë se 550 urdhra mbrotje, për parandalimin e dhunës dhe krimit në familje.

Krimi në familje

Viti 2016

480 vepra penale

220 të arrestuar

500 urdhra mbrojtjeje

10 vrasje në familje

Viti 2015

350 vepra penale

140 të arrestuar

490 urdhra mbrojtjeje

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme