Shqipëri, dy të vdekur dhe 67 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 67 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 891 pacientë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale numri total i të prekurve nga Coronavirusi atje ka arritur në 131,577 persona, ndërsa të shëruar janë 115,253 individë

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 2,408 viktima, kurse 13,916 raste janë aktive me COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme