Shqipëria voton, test drejt Bashkimit Evropian

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 17:56 | Nga

Në Shqipëri po mbahen zgjedhje nacionale, pas të cilave do të vendoset qeveria e re.

Në garë janë dy partitë tradicionale Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Partia Demokratike e Lulëzim Bashës.

Kësaj radhe dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka pretendime të rrisë përqindjen dhe të bëhet faktor për formimin e qeverisë.

Në garë është edhe partia e sapoformuar e ish-socialistit, Ben Blushi.

Deri më tani ka pasur disa probleme të vogla në disa qendra votimi, por jo ndonjë keqpërdorim shumë të madh, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Ndërsa, mediat e huaja kanë shkruar se këto zgjedhje janë një test kyç i shtetit shqiptar në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Përqindja e daljes në zgjedhje deri rreth orës 17:00 është 35.23 për qind.

Qyteti më përqindjen më të lartë deri në këtë orë është Dibra me 42.61 për qind, ndërsa përqindja më të vogël është në Shkodër me 29. 57.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme