Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu njoftojnë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

Në mbledhje do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.

Të ngjashme