Studentët ultimatum Ramës: Mblidh nesër Kuvendin

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Teksa qëndrojnë që prej orës 10:00 poshtë zyrës së Edi Ramës, studentët i kanë bërë thirrje Parlamentit që të zhvillojë të shtunën (nesër) një seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat e tyre. Ata i kanë dhënë ultimatum kreut të qeverisë që të thërrasë deputetët nesër deri në orën 16:00, në të kundërt, kërcënojnë ata, do të bëjnë protestë kombëtare.

“Thërrisni deputetët. Të flitet aty për ne. Jemi të vendosur, nuk na përçan dot. Nëse deri në orën 16 nuk thërrisni parlamentin në shesh nuk do janë vetëm studentët. Do bëjmë protestë kombëtare”, brohorasin protestuesit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme