Tanjug: Nesër promovohet linja hekurudhore Beograd-Mitrovicë

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 12:24 | Nga

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan që udhëtimi promovues i linjës hekurudhore Beograd- Mitrovicë, do të organizohet nesër me nisje nga stacioni hekurudhor kryesor në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Kjo linje është iniciuar nga e ashtuquajtura Zyra e Serbisë për Kosove, përderisa Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ditën e enjte ka shprehur shqetësimin për këto paralajmërime për transport hekurudhor pa përfillur ligjin bazik.

“Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH)” kanë thënë nga ARH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme