Tërmet në Ulqin

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Ulqinin, ku ishte edhe epiqendra e tij. Tërmeti ka tronditur edhe veriun e Shqipërisë.

Lëkundjet e tij u ndjenë edhe në Tiranë. Tërmeti ra rreth orës 14:47 minuta.

Sipas raportimeve të korrespondentëve të Top Channel në Lezhë dhe Shkodër, në këto qytete lëkundjet janë ndjerë më të forta, por deri tani nuk ka raportime për dëme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme