Tronditet Maqedonia: Zhduket kryetari i KShZ-së?

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 20:51 | Nga

Më shumë se 8 orë nuk ka asnjë gjurmë të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, thonë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton TetovaSot.

Çiçakovski në mesditë shkoi në shtëpi për të pushuar dhe tha se do të kthehet deri në ora 19, dhe se do të mbajë konferencë për shtyp dhe të do të verifikojë mandatet (51 VMRO-DPMNE dhe LSDM 49, BDI -10, BESA 5, Aleanca -3, PDSH – 2), por që atëherë nuk është paraqitur më.

“Jemi përpjekur ta marrim përmes telefonit, pothuajse të gjithë anëtarët e kemi kërkuar në të dy numrat e tij të telefonit, por ai nuk paraqitet. Ne u përpoqëm ta marrim përmes gruas së tij por ajo na tha se ai nuk ka shkuar në shtëpi”, tha për Vecer, anëtari i KSHZ-së.

Ai shton se që nga ky mëngjes, Çiçakovski sillej çuditshëm, sikur të ishte nën ndonjë kërcënim.

“Ishte e habitshme se në mes të ditës ai shkoi të pushojë, dhe në mëngjes kishte pamje shumë të çuditshme në fytyrën e tij – sikur të frikësoj nga diçka. Ne jemi të frikësuar se dikush e ka kidnapuar që mos të publikojë mandatet, nëse nuk na kontakton do ta paraqesim në polici”, tha ky burim nga KSHZ-ja.

Të ngjashme