Turisti nga Kosova humb jetën në plazhin e Lezhës

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 17:26 | Nga

Një burrë nga Kosova humbi jetën mesditën e sotme në Lezhë. Ai ndërroi jetë në momentin që ishte duke bërë plazh pranë zonës që njihet si “Rana e Hedhun”.

Viktima është shtetasi kosovar me inicialet E.J 62 vjeç, raporton gazeta shekulli.

Ai rrezikoi të mbytej dhe në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua në spital, por se nuk arriti të mbijetojë dot. Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur gjithçka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme