Vidhet bankomati i një banke në Durrës, policia nis hetimet

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Një bankomat është vjedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime nga policia raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14, Durrës.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme