VMRO-DPMNE rikthen epërsinë

Shkup | 12 Dhj 2016 | 00:13 | Nga

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni nga votat e numëruar deri më tani del se partia e Nikola Gruevskit, VMRO-DPMNE, prin me 39 për qind të votave.

Partia e dytë, dhe shumë pranë, është LSDM-ja e Zoran Zaevit me 36 për qind të votave.

Ndërsa tek partitë shqiptare prin Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që udhëhiqet nga Ali Ahmeti me shtatë për qind; por kjo përqindje është shumë më e ultë sesa në zgjedhjet e fundit.

Dhe e dyta tek shqiptarët është Lëvizja Besa që ka rreth pesë për qind.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) e Menduh Thaçit, ka humbur rëndë në këto zgjedhje, duke fituar vetëm rreth dy për qind.

Deri më tani bëhet e ditur se numri i atyre që kanë dalë në zgjedhje ka qenë shumë i lartë, diku rreth 66 për qind.

Rezultate finale do të jepen pas mesnatës.

capture

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme