Votat e dështuara janë fuqia e tretë politike në Maqedoni

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 16:10 | Nga

Të dhënat zyrtare Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë thonë se nga gjithsej 1.189.481 votues që kanë dalë në zgjedhjet e djeshme, 37.812 fletëvotime janë të pavlershme. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është më i madh se numri i votave që i kanë marrë shtatë nga njëmbëdhjetë koalicionet që marrin pjesë në zgjedhje.

Më shumë vota mori VMRO-DPMNE, më pas LSDM, BDI dhe Besa, ndërsa pas tyre, sipas numrit të fletëvotimeve, janë ato që janë të pavlefshme.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe numri i votave që i morën partitë që nuk do të marrin asnjë vend deputeti është thuajse 100.000.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi mori 10.083 vota, PPD 1.142, Partia Liberale 3.840, VMRO për Maqedoni 24.449 dhe E Majta 12.119. Të shpërndara nëpër njësi zgjedhore, asnjëra nga këto koalicione nuk ka numër të mjaftueshëm të votave që të fitojë deputet.

Numri i përgjithshëm i votave të këtyre partive jashtëparlamentare është 51.633, tri herë më shumë se dallimi që e kanë dy partitë më të mëdha, VMRO dhe LSDM, që është 16.240 vota.

Të grumbulluara, votat e koalicioneve që nuk kanë fituar mandat deputeti dhe numri i votave të pavlefshme është 89.445, gjegjësisht numri i votave të dështuara është menjëherë pas numrit të votave që i kanë fituar VMRO DPMNE dhe LSDM.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme