Vuçiq telefonon Ramën dhe Zaevin

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin.

Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se përmes telefonit kanë biseduar lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme