Zharku e Minxhozi zhbllokojnë nga bora dy fshatra të Kukësit

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 10:17 | Nga

Me kërkesë të deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle dhe banorëve të fshatrave Borje dhe Shishtavec të Kukësit, ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, angazhuan ekipe kosovare për hapjen e rrugëve nga drejtimi i Prizrenit në drejtim të këtyre fshatrave të Kukësit.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi kanë dal në vend ngjarje për t’i vizituar banorët.

Bora që është larguar ka zhbllokuar një pjesë të banorëve të zonave malore të Kukësit.

Në fotografi shihen ekskavatorët duke larguar borën, që ishte në trashësi afër 1 metër. Pas këtij aksioni të Ministrisë së Infrastrukturës ka reaguar deputeti i Kuvendit të Shqipërisë duke i falënderuar ministrin Zharku dhe ambasadorin Minxhozi.

Reagimi i deputetit Dokle në profilin e tij në Facebook:

 “FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE PA KUFI…

Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij!

Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se zhbllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhereshme, angazhuan njerëzit, shkuan edhe vetë dhe sotShishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tirane e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë.

Punë e mrekullueshme!

Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjeshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë.

Mirënjohje Lutfi, mirënjohje Qemal!”

15991492_10210225606172066_1981569242_o15991443_10210225606012062_792780363_o16106792_10210225605972061_1246577771_o

15991930_10210225606052063_1797501563_o16106830_10210225606132065_1095480732_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme