Rama e krahason Metën me talebanët

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Presidentit, duke u shprehur se Ilir Meta është vetëshpallur si interpretuesi i vetëm i Kushtetutës së Shqipërisë, njëlloj si talebanët që thonë se janë ata interpretuesit e vërtetë të Librit të Shenjtë.

Nga seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku kaloi projekt- rezoluta kundër dekretit të Metës, kryeministri u shpreh se përtej debatit teknik, Presidenti, parlamenti apo qeveria nuk kanë asnjë tagër për të kundërshtuar vendimet që vijnë nga gjyqësori. Rama u shpreh se Meta nuk është askush që të vejë në diskutim apo të interpretojë vendimet që sjell Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Edi Rama: Kush jemi ne apo ky, Presidenti, që të bëjmë komente mbi vendimet që sjell një organ i pavarur i gjyqësorit, siç është konkretisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi? Ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpretuesi i vetëm e fuqiplotë i Kushtetutës, njëlloj si ata talebanët që e quajnë veten të vetmit që mund të interpretojnë librin e shenjtë

Kujtojmë se janë pikërisht listat e KED-së pikënisja e debatit të krijuar dhe eventualisht ngërçit e përplasjeve që janë prodhur ditët e fundit në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme