Rama: Jemi gati të bëjmë luftë

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 13:51 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë dëgjesës me banorët në Librazhd ka folur edhe njëherë për atë që shkaktoi shumë bujë e reagime të fuqishme, e etiketuar si listë e zezë me personat e denoncuar si abuzues me detyrën.“Lista është nga komentet e njerëzve, as për të nxjerrë të këqijtë, as për t’i dënuar, as për ndëshkime administrative, fare.

Ajo është përmbledhje e emrave që janë përmendur nga njerëzit që kanë komentuar, aty janë njerëz realë, ka nga ata që fshihen pas profileve, por mekanizmi që do ndërtojmë nuk do jetë ky. Kush do ngrejë problem do jetë me identitetin e vet dhe me gjithçka të faktuar e që do të mbajë përgjegjësi për këtë”- tha Rama.“O c’do bëjnë, kazani do thotë erdhi diktatura, u kthye Enver Hoxha, do i dëgjoni të gjitha, do jetë luftë e këtë luftë jemi gati ta bëjmë se për këtë e morëm mandatin”- shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme