Rama: Ndryshimi i Shqipërisë pa prezencën e OSBE-së do të ishte i pamundur

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Vjenë si drejtues i OSBE paraqet programin për kryesimin.

Ai tha se ndryshimi i Shqipërisë pa prezencën e OSBE-së do të ishte i pamundur, duke shprehur mirënjohjen për për përpjekjet e kësaj organizate.

Rama: Në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, që 45 vjet më parë kur u themelua OSBE-ja, Shqipëria ishte e vetme vërtet një Kore e Veriut e Evropës, një shoqëri e izoluar në mënyrë kokëfortë dhe e nxitur nga urrejtja kundër botës së lirë.

Shqipëria ishte i vetmi shtet evropian që jo vetëm refuzoi të bëhej pjesë e OSBE, por edhe të denonconte krijimin e saj në momentin e vetëkrijimit si një shprehi e degjenerimit moral.

Nuk më pëlqente shumë OSBE, ndërkohë që partia ime ishte në qeveri më dukej shumë e ashpër, ndërkohë që kur isha në krye të opozitës më dukej shumë e butë. Pavarësisht këtyre shakave një gjë është e qartë si kristal, që nëse hedh sytë pas dhe përpiqem të imagjinoj rrugëtimin e Shqipërisë drejt ndryshimit pa praninë e OSBE kjo është e pamundur.

Të ngjashme