Rama publikon tre përfundimet e “Venecias”

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Menjëherë pas reagimit nga presidenca, ku zëdhënësi i saj Tedi Blushi tha se Komisioni i Venecias tha se presidenti Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Rama pubblikon tre përfundime të Komisionit të Venecias, që sipas tij “konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”.

Kryeministri Edi Rama ne facebook:

TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit

-Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.

-Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

-Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit.

Të ngjashme