Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se ambicia e qeverisë është ndërtimi i 4 aeroporteve në vend. Gjatë prezantimit të kompanisë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama ka zbuluar disa nga detajet e marrëveshjes me kompaninë e re që ka marrë në pronësi aeroportin e Rinasit. Rama se me marrëveshjen e re është arritur dakordësi që pista të kthehet në standardet e një vendi europian ndërsa do të ulen çmimet e biletave që shqiptarët të mos vrapojnë në aeroportet e vendeve të rajonit për të kapur një biletë më të lirë.
Rama gjithashtu u shpreh se do të krijohet një kargo për avionët e mallrave si dhe kapanonet e mirëmbajtjes së avionëve të cilat deri dje janë penguar nga kompania kineze.

Rama: Do bëhen investime të mëdha në aeroportin e Rinasit që pista të kthehet me standardet e një piste për të gjitha fluturimet dhe përmasat e avionëve. Kjo ka qenë pjesë e kontratës që nuk u zbatua me justifikimet që nxirrte pronari i mëparshëm. Kemi pasur konflikte. I ka kushtuar shqiptarëve fluturime të shtrenjta që ka qenë arsye të mallkoheshim edhe ne, të mallkohesha unë rregullisht. Kishte tarifat më të larta dhe na i kërkonin ne.

Ç’mund të bënim ne me një pronar që zbatonte një kontratë të lidhur shumë vite më parë dhe shteti nuk mund të ndërhyjë të japë urdhëra. Marrëveshja e re ka garantuar normalizim të çmimeve. Ka qenë aeroporti me çmimet më absurde në të gjithë aeroportet më të mëdha të Europës. I detyronte shqiptarët shkon në Mal të Zi e Ohër për të kapur një fluturim më të mirë. Këto do vihen në vijë.

“Me këtë aeroport duhet të hapet një tjetër kanal i rëndësishëm zhvillimi, ashtu sikurse me aeroportin e Tiranës, që një shqiptar bleu dhe mori në zotërim aeroportin Rinasit pasi menaxhohej dorë pas dore nga të tjerë dhe së fundmi nga kinezët do të pasohet me investime të mëdha që do të bëhen në atë aeroport për të standardizuar pistën, duke e kthyer në një pistë për të gjitha fluturimet dhe të gjitha përmasat e avionëve.

Njerëzit do ta ndjejnë në biletat që do paguajnë ndryshimin. Do të kemi një aeroport që do të jetë në mesataren e tarifave në Europë. Për herë të parë kemi mundësinë të bëjmë një avancim në zhvillimin e aviacionit. Në aeroportin e Vlorës, një zonë me kapanonet e mirëmbajtjes së avionëve, ku avionë të kompanive të tjera do të vijnë për tu mirëmbajtur falë përfshirjes të një kompanie të madhe që ka kërkuar të ketë një zonë mirëmbajtje dhe ska mundur të hyja në Tiranë sepse nuk të linte kinezi.

Një aeroport me kargo ne nuk kemi sot, avionët vijnë si avionë mallrash. Kjo i jep Vlorës një dimension të ri në aspektin e kargos. Më e keqja edhe këtu është mbas krahëve, raporton Tch

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme