Ramës i ikin aleatet

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 08:43 | Nga

Janë vetëm 17 parti që kanë dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet që janë dekretuar të mbahen më 18 qershor.

Në datën 9 prill u regjistruan 45 parti për pjesëmarrje në zgjedhje, por numri i atyre që kanë dorëzuar lista me kandidatë për deputetët është tkurrur në 17.

Partitë e koalicionit të djathtë nuk janë regjistruar dhe 28 partitë që nuk bëhen pjesë e zgjedhjeve janë të koalicionit të majtë. Duket se partitë e vogla kanë qenë të papërgatitura për lëvizjen e fundit të LSI-së dhe të PS-së që do të shkojnë në zgjedhje si parti të ndara.

Fakti që partitë e vogla do të hynë në zgjedhje jo në koalicion, i ka gjetur ato të pa përgatitura, pasi duke qenë në koalicion atyre nuk u duhet të mbledhin 1 për qind të firmave të nevojshme për të marr pjesë në zgjedhje. Partia që nuk mund të marr pjesë në zgjedhje është ajo e Spartak Ngjelës. Ngjela ka miqësi të mirë me kryeministrin Edi Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme