Rëndohet bilanci i vdekjeve nga Covid-19 në Itali

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të vdekjeve nga Coronavirusi. Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit 620 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19.

Vendi fqinj ka konfirmuar në 24 orët e fundit 17,533 raste të reja pozitive për Covid-19, nga 140,267 teste të kryera.

Në total, vendi numëron 2,237,890 të infektuar dhe 77,911 viktima si pasojë e koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë.

Numri i pacientëve në kujdesin intensiv mbetet i pandryshuar (2,587), ndërsa numri i pacientëve në pavijone të tjera Covid-19 u rrit me 22 (23,313 në total).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme