Republikanët përjashtojnë kritiken e Trumpit nga posti udhëheqës

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Republikanët në Shtetet e Bashkuara votuan për të përjashtuar ligjvënësen Liz Cheney nga posti udhëheqës, për shkak të kritikave të saj ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Cheney, vajza e ish-nënpresidentit amerikan, Dick Cheney, ka mbajtur postin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve qysh në vitin 2019.

Të martën, ajo tha se partia e saj nuk mund të thirret në të vërtetën, nëse mbështet pretendimet e rreme të Trumpit se ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Cheney e cilësoi Trumpin si kërcënim për sundimin e ligjit dhe parimet e partisë konservatore.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për përjashtimin e saj në një takim me dyer të mbyllura, të mërkurën në mëngjes.

Vendimi shihet si shenjë e ndikimit të madh të Trumpit në Partinë Republikane, edhe gjashtë muaj pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ish-presidenti të mos i afrohet më Zyrës Ovale”, u tha Cheney gazetarëve pas përjashtimit që i bëri partia.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili thirri votimin për Cheneyn, tha se përjashtimi i saj ka të bëjë me ruajtjen e unitetit të partisë dhe jo me ndëshkimin e atyre që janë kritikë ndaj Trumpit.

Të ngjashme