Riaktivizohet vullkani Etna në Itali

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Vullkani Etna, në Sicili të Italisë përsëri është aktiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Etna është vullkani më i madh në kontinentin evropian, ndërsa ka filluar të nxjerrë lavë dhe hi nga krateri në pjesën juglindore dhe verilindore.

Drejtori i Institutit për hulumtime gjeografike dhe vullkanike, Eugenio Privitera, tha se kjo është një fazë e re e shpërthimit të vullkanit.

“Kjo mund së shpejti të përfundojë, por mund të zgjasë disa muaj. Aktualisht nuk ka rrezik për njerëzit të cilët jetojnë në zonë, por, për shkaqe sigurie duhet të kontrollohet fluksi i turistëve”, tha Privitera.

Aktualisht gjendja e vullkanit nuk vështirëson fluturimet drejt aeroportit në Katania.

Të ngjashme