Rregullatori evropian i ilaçeve paralajmëron për kujdes me vaksinën ruse

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Lartë e Agjencisë evropiane për ilaçe, Christa Wirthumer-Hoche, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mos e rekomandojnë në nivel kombëtar përdorimin emergjent të vaksinës ruse kundër COVID-19, derisa agjencia t’i hulumtojë hollësisht sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Ekspertja evropiane ka thënë se për vlerësimin përfundimtar nevojitet pajisja me dokumentacionin e plotë. Kjo ngase mungojnë të dhënat për personat e vaksinuar me këtë kurë dhe për këtë arsye ajo ka rekomanduar anëtaret e bllokut që të mos e miratojnë “Sputnikun” për përdorim emergjent.

Ajo, madje, ka përjashtuar mundësinë që vaksina ruse të ofrohet në listën për vaksinim në vendet e BE-së. Kjo gjë u bë e ditur në ditën kur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen, ka thënë se pritet që deri në prill, më shumë se 100 milionë doza vaksinash të distribuohen në bllok për çdo muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme