Rrënohet një hotel në Durrës, u dëmtua nga tërmeti

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Durrësi është vendi që është prekur më shumë nga tërmeti i ditës së martë i cili la edhe 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur.Pas tërmetit ka filluar edhe kontrolli për banesat të cilat janë të pabanueshme dhe ka filluar prishja e tyre.

Momentalisht po prishet hotel “Vila Verde”

I pranishëm ka qenë edhe Haki Çako i cili u pyet nga gazetarja e Top Channel Elda Menga për detaje se sa banesa pritet që të prishen.

Menga: Mund të na thoni pak më shumë detaje sa banesa parashikohen të prishen?

“Vazhdon procesi është një proces që vlerësohet vetëm nga inxhinierët, Të lutem se erdhi kryeministri”, tha Çako.

Të ngjashme